Ka pasur shumë asiste mahnitëse këtë sezon futbollistik, që po mbyllet, por “Panenka” e Nanitamo Ikone mund të jetë më i miri. 21-vjeçari e pasoi topin për Loic Remy me një mënyrë të tillë, teksa po ekzekutonte një goditje të lirë, ndërsa ky i fundit zhbllokoi rezultatin kundër Bordeaux dhe siguroi kualifikimin në Champions.
Pas fitores, trajneri Christophe Galtier tha se kombinimi midis Ikone dhe Remy ishte thjesht instiktiv dhe kurrë nuk ishte punuar më parë në stërvitje. Një improvizim i pabesueshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=7n8R3GqqMjk
Pasimi i sezonit? Natyrisht, është i freskët në kohë, mban emrin e Trent Alexander-Arnold. Fjala është për goditjen “mashtruese” të këndit, që u kthye në golin e katërt të Liverpool-it kundër Barcelonës, në përmbysjen e madhe në “Anfield”, gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve. Natyrisht, për dikë, ai moment mund të jetë krejtësisht qesharak të ndodhë në nivele kaq të larta të futbollit, sepse lojtarët e Barcelonës e lanë zonën e tyre bosh, të palëvizur, çka i ngarkon me turp, më shumë se me faj për eliminimin. Mbrojtësi i krahut anglez përdori një rreng në ekzekutim dhe e dërgoi topin te Divock Origi, që shënoi pa problem.
Festimi më i veçantë? Ai i Lille, që siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve (sezonin e ardhshëm), pasi mundi Bordeaux të dielën. Kjo skuadër e Ligue 1 do të bashkohet me kampionin francez, PSG, në garën elitare të klubeve në Europë. Lille e festoi suksesin në mënyrë të jashtëzakonshme në dhomën e zhveshjes. Lojtarët u rreshtuan, sikur të ishin në fushën e blertë, para nisjes së ndeshjes në Champions, me himnin e këtij kompeticioni në sfond, si muzikë. Pra, bënë prova gjenerale që aty për… Ligën e Kampionëve.
🎻 Quelques notes de violon… pic.twitter.com/N6dvqb3IZC
— LOSC (@losclive) May 12, 2019