Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Luana Vjollca ditë më parë bëri disa ndryshime në pamjen e saj duke i bërë flokët nga të bardha në të kafta, shkruan “zëri.info”.
Kjo pamje nuk u prit edhe aq mirë nga ndjekësit e saj që i kërkuan rikthimin e pamjes së saj sërish. Ajo përmes një postimi në profilin zyrtar në “Instagram”, ka treguar se ka vendosu që përsëri të bëhet biondin siç ishte edhe më parë.
Luana së fundmi është duke vazhduar realizimin e emisionit të saj “Shiko kush Luan”.
Përveçsi moderatore ajo këtë verë ishte aktive edhe në muzikë. Kënga e fundit që ka realizuar ajo është “Vetëm ty”.