Një dentiste ka rrëfyer se mënyra që keni përdorur deri tani për t’i zbardhur dhëmbët është krejtësisht e gabuar. Dr. Ada Cooper ka shpjeguar se “zbardhja” e dhëmbëve me pasta nuk e ndërron ngjyrën e tyre, por sa vetëm i ngjyros ata. Sipas saj produktet e tilla përmbajnë vetëm “gërryes” që largojnë nga sipërfaqja mbetjet si të kafes dhe ushqimit, që mund t’i keni ndoshta prej tre ditësh. Ajo ka treguar se zbardhja e vërtetë e dhëmbëve mund të bëhet vetëm me diçka që përmban peroksid. Sipas saj, është me rëndësi që dhëmbët tuaj të jenë të shëndosh edhe nëse nuk janë krejtësisht të bardhë.