Këngëtari i njohur Labinot Tahiri, është emri tashmë më i njohur për gjithë shqiptaret anembanë botës. Ai përveç se ka shumë fansa për muzikën që bënë ka edhe prej atyre që e vlerësojnë shumë humanizmin e tij, shkruan gazeta Blic. Labi në një interviste ekskluzive për Blic shpalos shumëçka, nga fillimi i karrierës së tij e deri tani kur edhe ka kaluar në politikë. Ai gjatë kësaj interviste ka zbuluar shumë edhe për kandidaturën e tij si kryetar i Ferizajt, po ashtu pretendimet e tij për tu bërë kryeministër ose president i Republikës së Kosovës.
Blic: Keni një numër të madh të fansave dhe të gjithë duan të dinë se si arriti Labi deri në këtë sukses?
TAHIRI: Suksesin e kam arrit në aspektin e muzikës duke dashur muzikën. Çdo punë që ta nisesh është mirë të duash, sepse aty është suksesi. Nëse një punë e bënë me zor, atëherë nuk shkon mirë dhe nuk ke sukses, kjo i bie që kur kam qenë 15-16 vjeçar edhe instrumentet e rënda që i kanë pasur kolegët, si harmonika, tupanët ju kam ndihmuar t’i ngarkuar nëpër vetura për shkak se nuk e kam cilësuar veten si këngëtar, si një njeri pretedent për muzikën. Por e kam konsideruar se unë e dua muzikën edhe se çdo instrument është i vlefshëm për mua dhe muzika njëkohësisht është shumë e vlefshme për mua. Dhe duke e respektuar atë profesion të lumtur që e kom trashëguar nga babai im Islam Tahiri, kam arritur deri te një sukses që e kom sot, mirëpo në këtë punë duhet me pas edhe sinqeritet edhe jo veç gjëra personale. Unë kam pas sukses duke e parë më vonë që në rastet kur nuk kam pasur publik nëpër salla të pronareve të diskotekave ku kam qenë, nuk iu kam marrë të gjitha parat për të cilat janë kontaktuar dhe bëjë lëshime gjithmonë.
Blic: Keni angazhime të shumta a keni planifikuar ndonjë projekt të ri muzikor?
TAHIRI: Jo këtë vit. Por pas vitit të ri po. Unë i dua baladat dhe mendoj që baladë do të ketë, për shkak të angazhimeve të mëdha nuk kam marrë pjesë as në programet e Vitit të Ri. I falënderoj të gjitha televizionet që me kanë ftuar dhe produksionet i vlerësoj shumë, sepse me to kam punë gjithë këto vite të karrierës por nuk do te thotë që nuk do të bashkëpunojë.
Blic: Jeni thuajse i vetmi këngëtar që angazhoheni shumë për të ndihmuar ata që kanë nevojë. A ka këngëtarë tjerë të cilët shprehin vullnetin të bashkohen në nismën tuaj?
TAHIRI: Unë së pari në këtë rrugë jam deklaruar si qytetar i Kosovës dhe si njeri i barabartë me njerëzit e Kosovës dhe ata që kanë pas nevojë nuk jam prezantuar si Labinot Tahiri, si një VIP ose si një artistë, por e kom ditë që kanë pas nevoja dhe kam vrapuar për me ia zgjidhë hallin çdo familje që kam pasur mundësi sepse me mundësi shkojnë të gjitha. Kohën e fundit ka pasur raste që Zoti ka bërë mrekulli edhe popullata me tubimet e parave. Ka ndodhur që brenda 2 orëve, ose brenda 2 ditëve për shumë raste si për fëmijë ashtu edhe për të rritur normalisht, që janë mbledhur shuma të mëdha të parave. Ato shuma janë të përbashkëta me të popullatës, gjë që unë e çmoj shumë besimin që ata e kanë krijuar në Labinot Tahiri ose në një njëri që vepron dhe punon në Kosovën e tyre dhe në trojet e tyre shqiptare. Në këtë rrugë ka raste që më kanë ndihmuar është Meda, Golden Ag, Shkurte Gashi, Artan Avdyli, Ermal Fejzullahu dhe ka shumë emra të tjerë, ka emra VIP po nuk më kujtohen për momentin me gjithë ata janë të gjithë humanistë po secili ka kapacitetin e tij sesi vepron në ketë punë. Në aspektin humanitar duhet të jenë njerëzit shumë humanistë më popullatën, sepse në aspektin e humanizmit nuk keqpërdoret mjetet e atyre vullnet mirëve, mirëpo janë edhe bizneset që më ndihmojnë shumë në nismën time, por diaspora është kryesorja, 70% janë kontributi i tyre për popullatën që kanë nëpër trojet e tyre. Edhe këta vendoret e kanë treguar veten, unë thjeshtë jam shumë i kënaqur që kanë ngjallur besimin për t’i ndihmuar njëri-tjetrit…
Blic: A mendoni se rrjetet sociale ju kanë ndihmuar më shumë që të arrini të ndihmoni personat në nevojë?
TAHIRI: Unë së pari i falënderoj të gjithë ata që më ndjekin në faqen time Labinot Tahiri, të Facebook ose në Fanpage qysh po e quajnë. Edhe portali juaj Gazeta Blic më ka përkrahur dhe kam një respekt të veçantë. Më ka mbështetur prej fillimit edhe z. Astrit Gashi, duke inkurajuar gazetarët për t’i postuar shkrimet e mija aq sa kam ditur t’i shkruaj dhe për gjërat që i kam bërë për zemër, i ka nuhatur shumë herët Astriti dhe unë kam një respekti për ju edh gjithë stafin dhe kam një respekt për të gjithë. Por ka raste që portalet që nuk i kanë publikuare postimit e mija të sinqerta. Ndërkaq më vonë e kanë kuptuar që duhet postuar ata vetë pa ju imponuar asnjëherë, sepse asnjë gazetari kurrë në jetë nuk i kam dhënë para, e as nuk kam dashur ta korruptojë në atë aspektin që mund ta blej.
Blic: Nëse zgjidheni kryetar i Ferizajt cila do të ishte puna e parë që do të bënit?
TAHIRI: Puna e parë, është hekurudha e Ferizaj, e cila po shkakton vdekjen e njerëzve. Është bërë fushatë me të, por unë nuk do të bëj fushatë më të, do të shohë mundësin e parë që do të realizojë atë projekt. Papunësia është primare që duhet ta zvogëloje nëse kam mundësi, të shohim zhvillimin ekonomik, të gjitha rrugët janë të asfaltuara dhe mu më ka mbetur vetëm që të mbjelli lule në qytetin time dhe të largojë bërllokun dhe më vonë si Kryeministër apo si President, që pretendoj në të ardhmen, sepse muzikën nuk do të lë për ndonjë punë të vogël, por për punë të mëdha dhe përgjegjësi të mëdha ia ndaj vetes dhe me përkushtim maksimal sesa për familjen time dhe për veten time.
Blic: Ku e shiheni AKR-në?
TAHIRI: AKR e shikoja si opsionin e fundit. Kur më ka ftuar z.Pacolli kam menduar për ndonjë rast human, ai ka për vepra humane para nesh, para Labinotit por ka ndodh edhe pa iniciativat e mija t’i ketë ndihmuar. Edhe pse ishte opsioni i fundit z.Pacolli, tash jam i kënaqur. I kam duart e lira, edhe i kam pozicionet e mira në nivele qendrore në AKR dhe kështu që le të presin njerëzit gjëra të mira.
Blic: Politika tash?
TAHIRI: Politika do të jetë vitin e ardhshëm në tetor apo në nëntor janë zgjedhjet lokale. Unë do të jem kandidat për kryetar të Ferizajt. I mbetet qytetarëve të vlerësojnë kush ka bërë vepra të mira… të mos mësohemi vetëm të ankohemi, por të mësohemi me sakrifiku veten për të mirat e qytetarëve. Nuk do të jem njeri që do të blejë vota, që thuhet që në politikë bëhet, ose nuk do të jem një njeri që do të bëjë premtime, që po thonë disa që nuk mundesh me fitu se nuk di me rrejt, do ta bëjë edhe me drejtësi këtë politikë.