Një mashkull nga komuniteti serb është arrestuar gjatë ditës së djeshme, pasi kishte thyer xhamat në ndërtesën e komunës së Zveçanit.
E gjitha kishte ndodhur, pasi që kjo e fundit nuk kishte përmbushur premtimin për krijimin e marrëdhënie së punës në komunë.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.