Shkup, 16 janar – Gjykata Penale e Shkupit vazhdon të tallet me rastin e ikjes të sulmuesit të Ziadin Selës, Nikolla Vojminovski. Në përgjigjen drejtuar gazetës KOHA, kjo gjykatë pranon se të dënuarit me 13 vite burg nuk i është shqiptuar paraburgimi, pasi dënimi ndaj tij nuk ka marrë formën e prerë, konkretisht nuk është shpallur i plotëfuqishëm. Madje, për btë qenë ironia më e madhe, ashtu sikurse në rastin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe dy të akuzuarve tjerë të PSP-së që arritën të ikin në Greqi, Gjykata Penale vetëm sot ka urdhëruar të shqiptohet masa e paraburgimit për Vojminovskin!
Më poshte mund ta lexoni komunikatën e plotë të Gjykatës Penale:
“Në lidhje me pyetjet Tuaja e që kanë të bëjnë me të akuzuarin N. V., i dënuar me vendim jo të plotfuqishëm për lëndën me nr. K 1893/17, informojmë opinionin se stacioni kompetent policor, i cili bën mbikëqyrjen në realizimin e masës së burgut shtëpiak që i është caktuar të akuzuarit me vendim gjyqësor në muajin maj 2018, është vazhduar deri në sjelljen e plotfuqishme të vendimit, në muajin korrik të vitit 2018, gjatë shqiptimit të vendimit në shkallë të parë, ndërsa me propozim të Prokurorit publik kompetent, ka informuar gjyqin se i akuzuari nuk i është përmbajtur masës së caktuar.
Pas lajmërimit të marrë, Këshilli penal pranë Gjykatës themelore Shkupi 1 – Shkup ka sjellë vendim me të cilin të akuzuarit i caktohet masë paraburgimi prej gjetjes së tij, gjegjësisht privimit nga liria, ndërsa njëkohësisht është dhënë edhe urdhër për fletarrest të brendshëm dhe ndërkombëtar”. (koha.mk)