Erevan, 11 janar – Statusi i Nagorno-Karabahut mbetet çështje e pazgjidhur, deklaroi sot kryeministri armen, Nikoll Pashinjan pas bisedimeve me presidentin rus, Vladimir Putin dhe homologun e tij azerbajxhanas, Ilham Alijev.
“Fatkeqësisht, ky konflikt mbetet i pazgjidhur. Sigurisht, ne mund të kishim siguruar armëpushim, por ka akoma shumë çështje që duhet të zgjidhen. Statusi i Karabahut është një nga ato çështje”, theksoi Pashinjan.
Pashinjani theksoi se Armenia është e gatshme t’i vazhdojë bisedimet brenda Grupit të Minskut të OSBE-së, duke përfshirë edhe çështjen për rajonin e diskutueshëm.