Tbilisi, 21 tetor – Kryeministri armen, Nikoll Pashinjan hoqi dorë nga thirrjet e mëparshme për zgjidhje diplomatike të konfliktit me Azerbajxhanin rreth rajonit kontestues Nagorno Karabah. Luftimet më të ashpra mes vendeve po zgjasin pothuajse një muaj.
“Për konfliktin rreth Nagorno Karabahut nuk do të ketë zgjidhje diplomatike për një kohë të gjatë”, deklaroi ai në video porosinë në Fejsbuk, duke akuzuar se Azerbajxhani nuk është i gatshëm për kompromis.
“Të gjitha shpresat për zgjidhje diplomatike duhet të konsiderohen të përfunduara. Ne çdoherë thoshim se jemi të gatshëm ta zgjidhim çështjen në bazë të kompromisit. Por, ajo që është e pranueshme për palën armene, tani është e papranueshme për palën e Azerbajxhanit”, theksoi ai.
“Në situatën e tanishme nuk ka dalje tjetër përveç se me armë në duar të luftojmë për të drejtat e popullit armen. Sot duhet të marrim armët dhe të vazhdojmë ta mbrojmë atdheun. Vetëm në atë mënyrë mund të arrijmë zgjidhje diplomatike të pranueshme për ne. Meqenëse Azerbajxhani nuk dakordohet për asgjë tjetër përveç se me kapitulim të Nagorno Karabahut”, tha Pashinjan.