Erevan, 29 shtator – Për momentin nuk ka atmosferë të mirë për bisedime me Azerbajxhanin, me të cilin po vijojnë veprime ushtarake në Nagorno – Karabah, deklaroi sot kryeministri armen Nikoll Pashinijan.
Ai bëri të ditur se përfaqësues të lartë ushtarakë gjenden në Azerbajxhan dhe prej atje i udhëheqin operacionet ushtarake në territorin kontestues, informuan mediat britanike.
Kryeministri armen i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta dënojë agresionin e Azerbajxhanit dhe atë të Turqisë dhe paralajmëroi se atje është rrezikuar prania e popullit armen.
Situata në Nagorno – Karabah eskaloi të dielën në mëngjes, ndërsa prej atëherë edhe Baku dhe Erevani mes vete akuzohen për fillimin e armiqësive.
Në Armeni dhe Nagorno – Karabah është shpallur gjendje lufte dhe është paralajmëruar mobilizim i përgjithshëm ndërsa në Azerbajxhan, është vendosur orë policore në qytete të caktuara në afërsi në territorin kontestues.