Shkup, 17 korrik – Moti pasdite do të jetë i paqëndrueshëm, në disa vende me shi të rrëmbyeshëm dhe erë të përforcuar. Lokalisht janë të mundshme procese më të shprehura me shi të rrëmbyeshëm intensiv dhe erë të përforcuar, veçanërisht në pjesët juglindore dhe lindore, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima sot presin edhe në luginën e Shkupit. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 34 gradë, ndërsa indeksi UL do të jetë 7.
Prej nesër pason periudhë e motit të qëndrueshëm. Deri të premten do të jetë me erë me erë të përforcuar veriore dhe me temperatura më të ulëta të ditës. Gjatë fundjavës do të jetë me diell dhe dukshëm më ngrohtë. Nga e diela nga fundi i ditës edhe në ditët e ardhshme sërish moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Temperatura do të lëvizë prej 10 deri në 30 gradë, ndërsa në Shkup dhe rrethinë temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 17 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 29 gradë Celsius.