Shkup, 5 dhjetor – Regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore në Shkup do të ketë pasdite për shkak të mbajtjes së protestës të organizuar nga VMRO-DPMNE.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se sot nga ora 17.00 është caktuar protestë në Shkup të organizuar nga ana e partisë politike me relacion në lëvizje nga sheshi VMRO, djtahtë nëpër rrugën “Vasil Glavinov”, drejt nëpër bulevardin “VMRO”, majtas nëpër bulevardin “Ilinden” deri ta godinës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
MPB u bën apel qytetarëve t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë.