Shkup, 14 maj- Pasdite dhe nga fundi i ditës do të ketë reshje të mëdha lokale dhe bubullima, posaçërisht në pjesët perëndimore dhe juglindore. Do të fryjë erë e dobët deri e matur nga drejtimi jugperëndimor, që pasdite do të përforcohet.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 20 deri 28 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 7.
Nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me të reshura të përkohshme lokale. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar. Pasdite, e posaçërisht në orët e mbrëmjes moti do të jetë jostabil me të reshura dhe bubullima.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tetë deri 14, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri 28 gradë Celsius.