Shkup, 26 korrik – Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, rreth mesditës dhe pasdite do të jetë i paqëndrueshëm me shi lokal dhe bubullima.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 21 deri në 32 gradë. Indeksi UV do të arrijë 6.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 17 gradë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 29 gradë.
Vazhdon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm në më disa vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura e ditës do të mbajë nën mesataren për këtë periudhë të vitit, natën do të ketë rritje të butë. Stabilizim të përkohshëm me mot me diell dhe i ngrohtë do të ketë të shtunën.