Shkup, 9 gusht – Moti sot është me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare, kryesisht nga drejtimi lindor. Pasdite dhe nga fundi i ditës, kryesisht në rajonet malore do të ketë paraqitje lokale të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 29 deri në 36 gradë. Indeksi UV do të jetë tetë.
Në rrethinën e Shkupit vonë pasdite do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve afatshkurtra të shiut dhe bubullima.
DPHM informon se në ditët në vazhdim do të vazhdojë periudha e motit me diell dhe të ngrohtë me vranësira të vogla mesatare lokale.