Mot të paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë, paralajmëron DPHM-ja për sot pasdite. Më shumë kushte për paqëndrueshmëri do të ketë në pjesët lindore të vendit vonë pasdite dhe në orët e mbrëmjes. Lokalisht është e mundur paraqitja edhe motit të keq afatshkurtër me erë të fortë.
Nesër dhe të enjten në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë, ndërsa reshje më intensive priten në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të Maqedonisë.
Të premten dhe të shtunën kushtet për mot të paqëndrueshëm do të ulen, ndërsa pastaj do të vazhdojë periudha e motit të paqëndrueshëm në orët e pasdites.
DPHM rekomandon, në rast të shkarkimeve elektrike të mos qëndrohet në hapësirë të hapur dhe nën drunj të vetmuar.