Shkup, 26 prill – Moti sot është me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare jugore, ndërsa pasdite në pjesët juglindore do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 24 deri në 29 gradë. Në Shkup temperatura do të arrijë deri në 28 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër do të ketë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil, rreth mesditës dhe pasdites me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq me paraqitjen e breshrit dhe erës së përforcuar, veçanërisht në pjesët lindore.
Të dielën moti do të jetë me diell, ndërsa të hënën me vranësira mesatare me rënie të vogël të temperaturës ditore. Reshje të reja lokale të shiut priten të martën.