Shkup, 25 qershor – Moti pasdite do të jetë jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë me paraqitje të breshrit. Do të fryjë erë nga drejtim veri- lindor, njoftojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 27 deri në 34 gradë Celsius, ndërsa UV indeksi do të jetë 7.
Në Shkup gjatë pasdites paralajmërohet mot jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa lokalisht me kushte për breshër. Temperatura do të sillet deri në 31 gradë.
Nga DPHM paralajmërojnë se edhe nesër në orët e pasdites do të mbajë mot jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të ligë me erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të breshrit.
Pastaj pason periudhë e motit të qëndrueshëm dhe me diell, të premten dhe gjatë fundjavës me erë të përforcuar veriore deri në mesatare.