Shkup, 6 korrik – Jostabilitet me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima pritet pasdite dhe gjatë uikendit, paralajmërojnë nga DPHM.
Siç kumtoi DPHM, kushte për jostabilitet do të ketë edhe në rajonin e Shkupit. Gjatë natës, vranësira do të rritet dhe kryesisht në lindje do të ketë reshje të shiut.
Nesër në mëngjes në pjesët veriore dhe lindore do të ketë shi të përkohshëm me bubullima të rralla. Gjatë ditës në shumë vende do të jetë moti jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht janë të mundshme procese më intensive me reshje më të rrëmbyeshme të shiut dhe me kushte për paraqitje të breshërit.
Nesër, e veçanërisht të dielën do të fryejë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar veriore, e cila do të shkaktojë rënie të temperaturave për disa gradë.
Të dielën dhe të hënën do të ketë shi të përkohshëm lokal me bubullima të rralla.