Bosi më i ri i dro*gës në Meksikë, Nemesio Servantes, i njohur si El Menço, ka hapur një luf*të shumë mizore kundër karteleve rivale, duke mos kursyer as gratë shtatzëna.
Servantesi tani është në krye të më të kërkuarve nga SHBA, e cila ofron 10 milionë dollarë për të.
Lufta mes bandave, sipas ekspertëve, po shfaq një numër shumë të lartë grash të vde*kura.
“Prerje kokash, tretje trupash në acid, ekzekutime në publik, shkulje zemre, vra*sje e grave dhe fëmijëve. Të gjitha ndodhin pothuajse çdo ditë. El Çapo ishte i dhunshëm, kur El Menço po e çon në tjetër nivel”, thonë zyrtarët në vend.