Në Kosovë një pasaportë biometrike kushton vetëm 30 euro dhe për pensionistët 15 euro. Pasi aplikon, pasaportën e ke gati për një deri dy javë. Dhe nëse e do për 3 ditë paguan 50 euro. Ndërsa në Shqipëri, ka një kompani private që merret me prodhimin e pasaportave biometrike.
Që ta marrësh atë në Shqipëri duhet të paguash 62 euro pavarësisht nëse je i rritur apo fëmijë. Dhe kohëzgjatja është 5 deri 10 vjet. Krahasuar me Kosovën, i paguajmë pasaportat nga 2 deri katër herë më shtrenjtë. Dhe nëse do të marrësh pasaportën në mënyrë të përshpejtuar, duhet të paguash plot 18000 lekë ose 150 euro apo tri herë më shtrenjtë se në Kosovë.