Pasaportat britanike pa mbishkrimin ‘Bashkimi Evropian’ kanë filluar të jepen nga 30 marsi, ka bërë të ditur sot Ministria britabnike e punëve të brendshme, sepse dalja e këtij shteti nga anëtarësia në Bashkimin Evropian (BE), Brexiti, së pari ka qenë i paraparë për 29 mars.
Një britanike në Tëitter i ka bërë pyetje ministrisë pasiqë ka marrë pasaportën e re. Ajo ka thënë se është befasuar pasi që në kopertina më nuk tregohet përkatësia e Britanisë së Madhe Bashkimit Evropian.
Ministria është përgjigjur se kanë filluar t’i lëshojnë pasaportat pa terminin “Bashkimi Evropian”, porse ende nuk janë shpenzuar pasaportat me BE-në në kopertina. Më tej thuhet se të dy versionet janë të vlefshme.
Britania e Madhe është dashur të dalë nga BE-ja më 29 mars, saktësisht dy vite pas inicimit të nenit 50 të Marrëveshjes së Lisbonës, e cila parasheh fillimin e procedurës për dalje të ndonjë anëtareje nga BE-ja.
Kryeministrja britanike Theresa May e ka shtyrë fillimin e Brexitit nga BE-ja për 12 prill apo 22 maj, ndërsa ende nuk dihet data e saktë, për shkak se po tentohet të dilet me marrëveshje, transmeton REL.