Pasaporta e vaksinës brenda qershorit

35

Brukseli dëshiron që pasaporta e vaksinës të jetë funksionale në mbarë BE-në deri në fund të qershorit. “Skema pilot do të fillojnë të zbatohen që në fillim të atij muaji, me qëllim që sistemi të jetë funksional deri në 21 Qershor”, u tha eurodeputetëve Didier Reynders, komisioneri europian për Drejtësinë. Komisioni Europian synonte që të ashtuquajturat Certifikata të Gjelbra Digjitale të ishin plotësisht funksionale deri në fund të Majit, pas presionit që bënë shtetet anëtare më të varura nga turizmi, si Greqia dhe Spanja. Por tani për tani, ky objektiv duket i largët për t’u përmbushur.

“Është urgjente. Sigurisht, ne duam të jetë gati para verës. Për fundin e qershorit, ne duam ta kemi gati rregulloren”, u tha Reynders eurodeputetëve.

Ai theksoi gjithashtu se Certifikata e Gjelbër Digjitale nuk është vetëm një pasaportë e thjeshtë vaksinimi. “Komisioni po punon shumë fort për të siguruar mbulim të gjerë të popullatës europianeme vaksina për të parandaluar diskriminimin e individëve që nuk janë vaksinuar ende,” tha ai, ndërsa shtoi se dokumenti do të përmbajë të dhëna për testimet dhe për ata që e kanë kaluar COVID-19. Disa eurodeputetë kërkojnë që pasaportat e vaksinave të vendeve të BE duhet të lejohen në të gjithë bllokun për të shmangur çdo diskriminim. Të tjerë ligjvënës argumentuan se duhen mundësuar teste falas ose sa më lirë në nivel europian.