Me siguri ju ka ndodhur që të fluturoni me aeroplan, por vështirë që keni pasur fatin si kjo grua që kishte blerë biletën nga Glasgow i Skocisë në Kretë të Greqisë, transmeton Gazeta Metro. Shkrimtarja Karon Grieve pagoi rreth 50 euro në një avion me 189 ulëse. Gjëja speciale dhe që nuk ndodh gati asnjëherë është që ajo ishte e vetme në tërë avionin. 57 vjeçares iu tha në Check-In se do të ishte në aeroplan vetëm me dy persona të tjerë, por edhe çifti që kishte rezervuar bileta nuk u paraqitën dhe ajo mbeti përfundimisht vetëm në avion. Pasi ajo mbeti vet, stafi e trajtoi shumë mirë duke i ofruar ushqim më të shtrenjtë se zakonisht, pasi askush tjetër nuk ishte në avion me të. Madje, edhe piloti e trajtoi shumë veçantë, duke e përmendur vetëm emrin e saj gjatë njoftimeve dhe pas aterimit. “Stafi më dha një karrige ku kisha shumë hapësirë për këmbët. Ishte fantastike”, tha Karen duke përshkruar udhëtimin e jashtëzakonshëm të saj.