Athinë, 26 korrik – Shiu i fuqishëm shkaktoi përmbysje dhe probleme serioze në lagjet në pjesën veriore të Athinës. Një parking, me mbi 50 automobila tërësisht është përmbysur, ndërsa pas urdhrit të policisë të mbyllura për komunikacion janë disa rrugë të përmbysura.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, nga shërbimi i zjarrfikësve të Greqisë kumtuan se kanë marrë 140 thirrje për ndihmë të shoferëve dhe për puseta të bllokuara.
Tani për tani nuk ka informata për qytetarë të lënduar.
Rrethina e Athinës ditëve të kaluara ishte përfshirë nga zjarret në të cilat humbën jetën së paku 82 persona.
Edhe më tutje vazhdon hetimi pas personave të vdekur, numri i të cilëve nuk është saktësuar, por vetëm në banesat dhe shtëpitë që janë të hapura.