[adning id="476476"]

Pas zjarreve, Italia përballet me përmbytje të mëdha

18

Pas disa javësh zjarre që përfshinë pyjet në jug të vendit, Italia tani po përballet me shira të dendur, përmbytje, përrenj balte dhe rrëshqitje toke në disa nga rajonet e saj veriore.

Në Lombardi, vendasit u përballën me rritjen e nivelit të ujit dhe vërshime balte, përfshirë përgjatë vijës bregdetare të Liqenit Como, që për pak kohë doli jashtë brigjeve duke përmbytur rrugët e Como-s.

Në Tirolin Jugor, shiu i fortë çoi në daljen e lumenjve nga brigjet e tyre, duke detyruar mbylljen e rrugëve për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Shërbimi italian i zjarrfikësve ka vendosur rreth 1.000 punonjës shpëtimi në zonat e prekura, sipas Mbrojtjes Civile dhe vendi, aktualisht, është në nivelin e dytë më të lartë të urgjencës, nga katër nivelet e alarmit.