Pas zgjedhjeve, mund të meren masa restriktive vetëm nëse eskalon situata

67

Shkup, 7 korrik – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë inspektimit në spitalin e ri të Kërçovës tha se i njëjti do të përfundohet brenda dy viteve.

Filipçe sërish tha se po përgatiten për një valë të re të fuqishme të virusit në vjeshtë.

Në pyetjen e Tv21 se a do të hyjë shteti sërish në karantinë pas zgjedhjeve ministri Filipçe tha se nuk mendohet për një gjë të tillë sidomos tani që numri i rasteve të reja ka filluar të bije. Por nuk e përjashtoi një mundësi të tillë nëse numri rritet ndjeshëm.

“Në këtë moment nuk ka asnjë indikacion për t’u marrë masa shtesë restriktive, marrë parasysh se numri i rasteve të reja bie dhe më pak mendojmë tani për një masë të tillë.

Por nëse ndodh të ketë eskalim të situatës normalisht që do të sillet masë restriktive në lëvizje, ndoshta në disa pjesë të vendit ose në gjithë territorin. Por tani për tani indikacione të tilla nuk ka”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Comments are closed.