Presidenti i ri të nevojitet të zhbllokojë proceset e brendshme që janë nën kompetencat e tij, të përmirësojë komunikimin me jashtë, ndërsa komuniteti i biznesit nevojitet që në mënyrë maksimale të shfrytëzojmë periudhën e ardhshme deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 13 maj – Presidenti i ri të nevojitet të zhbllokojë proceset e brendshme që janë nën ingerencat e tij, të përmirësojë komunikimin me jashtë si dhe të japë dritë të gjelbër për ligjet që një kohë të gjatë kanë mbetur të panënshkruara , nga ana e ish presidentit, që kanë një rëndësi të madhe për komunitetin e biznesit. Këto ndër të tjerash janë pritjet e kompanive pas zgjedhjes së presidentit të ri Stevo Pendarovski më 5 maj, shkruan gazeta KOHA. Njëherazi, afaristët kanë edhe porosi të ndryshme për periudhën e mbetur, deri më zgjedhjet e ardhshme parlamentare që në mënyrë të rregullt duhet të mbahen deri në fund të vitit 2020, ndërsa janë në pritje e sipër se sa ky vit do të jetë me të vërtetë ekonomik, siç paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev.
A DO KY DO TË JETË NJË VIT EKONOMIK?
Megjithatë një konstatim i përgjithshëm i të tërë biznesit, është se në kushte kur kemi zgjedhje, kompanitë nuk kanë mundësi dhe kohë që të realizojnë vendimet dhe planet e tyre afariste , për shkak të ngecjes së funksionimit të administratës, si dhe për shkak të ambientit të paparashikueshëm, se në cilin drejtim do te rrjedhin politikat ekonomik që pasqyrohen ndaj ekonomisë dhe biznesit. “ Nevojitet që në mënyrë maksimale të shfrytëzojmë periudhën e ardhshme deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare, ku në bazë të udhëzimeve të kryeministrit, se ky do të jetë një vit ekonomik, sidomos nëse marrim parasysh treguesit e deritanishëm që na tregojnë se ciklet zgjedhore kanë ndikim serioz ndaj perfomancave ekonomike. Nëse deri tani fokusi ishte i vendosur në integrimet euroatlantike, në periudhën e ardhshme pritet që të realizohen të gjitha udhëzimet , propozimet dhe nismat e dorëzuara nga ana e komunitetit të biznesit , që do të gjejnë edhe vesh përkatës tek bartësit e politikave ekonomike , me qëllim që të kemi një hapa para në krijimin e rezultateve dhe klimës pozitive që është edhe e konfirmuar në aspekt statistikor në tremujorin e parë të këtij viti”, thotë për agjencinë MIA, u.d. së drejtorit ekzekutiv i Odës ekonomike të Maqedonisë, Biljana Peeva Gjuriq.
Sipas saj, nëse shënojmë rritje të prodhimtarisë industriale dhe eksportit, edhe në periudhën e ardhshme , kompanitë do të orientohen ndaj rritjes së vëllimit të prodhimtarisë. Njëherazi, shton Peeva, një rëndësi të madhe do të ketë edhe gjetja e tregjeve të reja ku prodhimet e reja do të gjejnë plasman. “Jemi të fokusuar në shtetet dhe tregjet e reja, ndërsa mjaft vështirë po shkon gjetja e tregjeve të reja .Nëse dëshirojmë të bëjmë një hap para dhe të kemi rezultate më të mira nevojitet që së bashku me shtetin të punojmë në këtë drejtim”, shton ajo, duke theksuar edhe qëllimet e kësaj ode pjesëmarrja e eksportit të rritet nga 55 në 70 për qind të pjesëmarrjes në Prodhimin e Brendshëm Bruto.
NUK DO TË KETË RRITJE EKONOMIKE SPEKTAKOLARE
Nga ana tjetër, Oda ekonomike maqedonase-ruse, pret një “ vit korrekt dhe të pastër”, për biznesin , që në mënyrë të papenguar do të zhvillojë veprimtaritë ekonomike dhe aktivitetet, apo pa asnjë ndikim dhe ngecje.
“Vlerësimi jonë dhe besoj i të gjithë komunitetit të biznesit, është se në interes të të gjithëve ishte që zgjedhjet presidenciale përfunduan ashtu siç përfunduan ,me zgjedhjen e shefit të shtetit. Për në si Odë maqedonase-ruse, një rëndësi të madhe ka fakti se në tre muajt e parë, është rritur eksporti me 41.1 për qind, ndërsa është ulur importit me 3.3 për qind, që paraqet tregues të mirë se biznesi me Rusinë po kthehet në binarët e vërtetë. Në këtë kuptim, , në bazë të sintagmës” se sipas mëngjesit, njihet edhe dita”, mund të presim që vitin ta rrumbullakësojmë me rezultate edhe më të mira. Njëherazi një rëndësi të madhe ka edhe realizimi I planeve edhe në mënyrë praktike , dhe evropiane të ecim përpara “ , thotë drejtori ekzekutiv, i kësaj ode , Dejan Beshliev. Sipas tij, nëse kryeministri thotë se ky vit do të jetë ekonomik, atëherë edhe komuniteti i biznesit, nevojitet që maksimalisht të angazhohet dhe të niset në rrugën e vërtetë ekonomike.
Për kryetarin e Odës ekonomike Maqedoni-Turqi , MATTO, Ajdovan Ademovski , periudha deri në zgjedhjet e radhës parlamentare, duhet të jetë kohë për të marrë frymë, stabilizimit, përmbajtjes , ballafaqimit me vetveten dhe krijimit të taktikës për zhvillim të mëtutjeshëm.
“Është joreale që menjëherë të presim ndonjë rritje ekonomike spektakolare. Para nesh janë zgjedhjet parlamentare në BE, në 29 pritet të publikohet raport progresi I BE për vendin me synimet, pritet finishimi i procesit të anëtarësimit në NATO. Në të vërtetë , në rajon dhe fqinjësinë tonë më të afërt ka një dinamikë politike që kërkon kujdes në miratimin e vendimeve afatgjate afariste. Besoj se aktiviteti i presidentit të sapo zgjedhur do të zhbllokojë disa procese të brendshme, dhe do të përmirësojë komunikimin e jashtëm, që do të ketë edhe benefitin politik dhe ekonomik”, thotë Ademovski. Ai thekson se deri në zgjedhjet e ardhshme, shteti duhet të angazhohet për “ rregullimin” e administratës, në kuptimin e kompetencës dhe efikasitetit të saj si dhe konzistencën e praktikimit në shtet. “Duhet të ketë optimizëm, menjëherë dhe me vendosmëri të reagohet ndaj problemeve, ndërsa sektori privat nuk duhet të shtërngohet të artikulojë problemet për një ambient më të mirë afarist dhe investues. Edhe vetë afaristët duhet të jenë proaktiv dhe të kontribuojnë për avancimin e ambientit të biznebërjes. Gjasa ka , por vetëm ato duhet të menaxhohen në mënyrë të guximshme”, shton Ademovski. Ai përkujton se në këmbimin tregtar me Republikën e Turqisë, në tre muajt e parë në raport me të njejtën periudhë të vitit të kaluar shënohet rritje prej vetëm 5.5 për qind, ku importi është rritur për 7.3 për qind, ndërsa eksporti është ulur për 2.2 për qind.
“Në vitin e kaluar për shkak të situatës politike, nuk kishim asnjë vizitë të ndonjë delegacioni biznesi turk. Sivjet kemi realizuar një nga Bandirma nga rajoni Maramara, në qershor pritet të kemi nga Mardini dhe Amasija, ndërsa në shtator nga Izmiri. Po përgatisim edhe vizitat e afaristëve vendor në dy panaire ndërkombëtare B2B, në qershor dhe tetor në Koxhaeli. Gjithashtu po përgatisim edhe roud shou qeveritare në Turqi në katër mujorin e katërt. Besojmë se të gjitha këto aktivitete do të nxisin kompanitë nga Maqedonia për partneritet me kompanitë turke, dhe se kjo do të pasqyrohet në rritjen tregtisë nga 250 milion dollar në një miliardë dollar në pesë vitet e ardhshme”, potencon Ademovski. Nga Oda ekonomike e Maqedonisë veriperëndimore vlerësojnë se përfundimi i zgjedhjeve presidenciale, paraqet një moment pozitiv për komunitetin e biznesit për shkak se tani më nuk do ketë derdhje të fuqive për fushata, por vetëm për punë reale. “Komuniteti i biznesit pret disa ligje që një kohë të gjatë kanë mbetur të panënshkruara nga ana e ish presidentit të shtetit. Një nga to, janë edhe ndryshimet e Ligjit për ndihmë financiare për investime si mjaft të rëndësishme për kompanitë, ndërsa ekzistojnë në këtë drejtim edhe më shumë ligje të tjera. Për komunitetin e biznesit, rëndësi më të madhe ka që së shpejti nuk do të kemi cikle zgjedhore, për shkak se në një situatë të brishtë ekonomike , kompanitë nuk mund të durojnë edhe cikël zgjedhor”, thotë drejtori i OEMVP, Drilon Iseni. (koha.mk)