Malajzia nga java e ardhshme do të fillojë me aplikimin e vizave ndaj shtetasve të Koresë së Veriut. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Zahid Hamidi, përmes një deklarate ka theksuar se do t’i jepet fund udhëtimit pa viza të shtetasve të Koresë së Veriut në Malajzi. Zahid ka thënë se vendimi i cili detyron shtetasit e Koresë së Veriut të marrin viza, është marrë për arsye të sigurisë kombëtare. Vendimi është marrë si rezultat i vrasjes së Kim Jong-nam-it me gaz nervor VX, në aerorportin e Kuala Lumpurit më 13 shkurt nga ana e dy femrave, nga të cilat njëra ishte shtetase e Indonezisë, ndërsa tjetra shtetase e Vietnamit.