Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësish, Besim Beqaj, ka njoftuar se sot ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i ministrit të këtij dikasteri, raporton Zeri.info.
Një veprim i tillë i Beqajt ka ardhur pas vendimit të Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për t’i larguar nga pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së të cilët kanë aktakuza të ngritura nga institucionet e drejtësisë.
“Ju njoftoj që sot në mëngjes e kam dorëzuar dorëheqjen time te kryeministri Haradinaj”, deklaroi Beqaj në konferencën e sotme.
Vendimi i Veselit sipas tij paraqet angazhim të përbashkët të të gjitha strukturave të PDK-së.
Beqaj më tej është shprehur i bindur se do të shpallet i pafajshëm në fund të procesit.