Shkup, 8 nëntor – Të gjitha ankesat kundër vendimit të gjykatësit për përmbarimin e sanksioneve i cili merret në lëndën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski kanë arritur në gjykatë, konfirmuan nga Gjykata Penale.
Nga Gjykata informojnë se prej nesër rrjedh afati treditor, brenda të cilit Këshilli Penal duhet të sjell vendim për ankesat.
Gruevski sot është dashur të paraqitet për ta vuajtur dënimin me dy vjet burg për lëndën “Tanku”. Dje Komisioni kuvendor për çështje të mandatit dhe të rregullores me kërkesë të gjykatës, rekomandoi t’i merret mandati ish-kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së. Vendimin përfundimtar për imunitetin e tij duhet ta sjellin deputetët në seancën e nesërme plenare. Që t’i merret imuniteti, për këtë duhet të prononcohen dy të tretat nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
Gruevski u shpall fajtor dhe u dënua me dy vjet burg më 23 maj për lëndën “Tanku” për blerjen e Mercedesit me vlerë prej 600 mijë eurosh.