Për tifozët e FC Schalke 04, situata sa vjen e bëhet keq e më keq. Humbja historike 7:0 ndaj Manchester City-t akoma nuk është kapërdirë kur katastrofa e radhës i goditi përsëri. Për udhëtimin e kthimit për në Gjermani, kompania ajrore Eurowings nuk ka zgjedhur avionin e duhur.
Siç raporton Der Westen, tifozët e “Konigsblauen” duhet të ktheheshin me aeroplanin e rivalëve të përhershëm Borussia Dortmund. Nuk ishte ngushëllimi që ata prisnin pas disfatës së rëndë ndaj City-t. Kishte tifozë që donin të qëndronin në Londër, ndërsa disa të tjerë panë anën humoristike të situatës.