Pas tre muajve martesë, gruaja i jep ‘dysh’ S4mm?

193

Aludimet për një ndarje të çiftit që kanpak muaj të martuar, S4MM dhe Filiz Ismaili, filluan kur ndjekësit e tyre vënë re që ata më nuk ndiqen në Instagram, njofton Insajderi.

Teksa asnjëri nuk ndjek tjetrin, shpeshherë ka qenë një indikator për ndarje çiftesh po jo edhe domosdoshmërisht.

Por, zhvillime të reja ndodhën në aktivitetin e tyre në rrjete sociale, gjë e cila thellon edhe arsyetimin e aludimeve.

Deri ditën e djeshme, Filis kishte fotografitë e dasmës që ndodhi para tre muajsh, po të njëjtat nuk figurojnë më në llogarinë e saj në Instagram.

Ndërkohë, asnjëri nga të dy nuk kanë reaguar në lidhje me raportimet e mediave.

Ata ishin martuar në muajin tetor të vitit të kaluar, në një ceremoni shumë intime në Belgjikë vetëm me disa familjarë dhe miq të ngushtë të çiftit.