Lajmi ishte në ajër por pritej vetëm që të certifikohej. Milani do të jetë udhëtues, pra vizitor, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës për t’u ndeshur në miqësoren ndaj kampionëve të Kosovës, Feronikeli, që janë të impenjuar edhe në Champions League, në turin paraeliminator, përballë Lincoln Red Ips.
Ndeshja do të zhvillohet më 10 gusht dhe sigurisht tashmë dihet se biletat do të mbarohen të gjitha, mbetet vetëm për t’u parë kur do të nisë shitja.
Milani, në të shkuarën, ka luajtur me tre ekipe shqiptare: Gramozi (edhe pse ishte me shumë futbollistë të kombëtares U-21), Tirana (trofeu “Taçi Oil”) dhe Shkëndija e Tetovës (Europa League).