Zëvendëspresidentja e klubit serb Rad, tifozët e të cilit fyen në baza racore futbollistin brazilianin Everton Luiz të Partizanit të Beogradit, u ka dalë në mbrojtje, duke fyer edhe ajo futbollistin. Në një postim në Facebook, të cilin e fshiu më vonë, Jelena Poliq e fyeu futbollistin brazilian. Futbollisti brazilian braktisi fushën me lot në sy kur tifozët e Radas e fyen në baza racore të cilët brohoritën 90 minuta si majmun në drejtim të lojtarit, duke e bërë atë që t’i tregoj tifozëve gishtin e mesit në fund të ndeshjes. “Kthehu në Brazil dhe tregoju gishtin e zi brazilianëve”, ka shkruar Poliq.