Kilis, 5 mars – Turqia sot sërish e hapi vendkalimin kufitar juglindor me Sirinë i cili ishte mbyllur që tetë vjet, lajmëroi agjencia Anadollu, përcjellë gazeta KOHA.
Prej sot kamionët turq mund ta kalojnë vendkalimin kufitar Onxhupinar në rajonin turk Kilis, me paraqitjen e dokumenteve përkatëse të udhëtimit nëpunësve doganorë.
Vendkalimi kufitar ishte mbyllur në vitin 2011 kur shpërtheu lufta qytetare në Siri.
Transportuesit turq duhet të ndalojnë në vendkalimin kufitar dhe ta bartin mallin e tyre në kamionët sirianë.
Sipas informacioneve të agjencisë Anadollu, orëve të fundit përmes vendkalimit kufitar në Siri kanë hyrë 50 kamionë.(koha.mk)