Shkup, 26 nëntor – Kryeministri Zoran Zaev sot shprehi ngushëllime për viktimat nga tërmeti në Shqipëri dhe ofroi ndihmë dhe mbështetje.
“Me shqetësim i ndjekim lajmet për tërmetin e madh në Shqipëri, në Durrës dhe në afërsi të Tiranës. Fuqia e tërmetit, që e ndjemë edhe ne, i kahëzoi mendimet drejt fqinjëve tanë. Në mënyrë më të sinqertë bashkëndjejmë me familjarët e viktimave, dhe shpresojmë për rikuperim të shpejtë nga pasojat”, thotë Zaev.
Ai në profilin e tij në Fejsbuk thotë se prej mëngjesit janë në komunikim me institucionet e Shqipërisë dhe se vendi është i gatshëm ta ofrojë tërë ndihmën dhe mbështetjen e domosdoshme.