Zagreb, 23 mars – Pas serisë së tërmeteve që e goditën Zagrebin, deri tani janë raportuar 5.500 ndërtesa të dëmtuara.
“Kjo është shumë punë që të mund ta bëjmë vetëm me mbështetjen joegoiste të vullnetarëve nga të gjitha profesionet e inxhinierisë”, komunikuan nga Shërbimi për menaxhim me situata urgjente të Kroacisë.
Shërbimi ka zhvilluar një aplikacion për paraqitje të prishjeve pas tërmetit dhe u bënë thirrje të gjithë banorëve të Zagrebit t’i paraqesin ndërtesat e dëmtuara që të mund të vlerësohet më shpejt dëmi.
Që dje janë ngritur tenda në sheshin Franjo Tuxhman, në Lagjen e luleve kanë fjetur 60 persona, janë ndarë vakte, firmat e ndërtimit i pastrojnë korridoret, ndërsa ndërmarrjet komunale ka shënuar ndërtesa në bashkëpunim me policinë e Zagrebit.