Tiranë, 4 dhjetor – Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të shtatë të Qeverisë shqiptare, me të cilën në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili është në Londër në Samitin e NATO-s, udhëhoqi zëvendëskryeministri Erion Braçe, janë kumunikuar të dhënat për numrin e objekteve të dëmtuara dhe personave të akomoduar në çadra dhe hotele.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, njëherazi drejtues i operacionit për gjendjen e jashtëzakonshme deklaroi sot se deri tani kemi akomoduar 12 mijë persona.
“Numri i banorëve të akomoduar në hotele, çadra, qendra sociale, palestra etj, ka shkuar në 12 mijë persona. Kemi rreth 4 mijë persona në hotele . Në palestra janë akoma 254 persona. Numri i personave në çadra është rreth 6500 në qendra sociale 395. Ndërsa në Kosovë janë akomoduar 769 persona. Rreth 436 persona janë akomoduar në mënyra të tjera”, deklaroi Çuçi.
Theksoi se vazhdon të arrijë ndihma nga Turqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe vende tjera dhe se çdo ditë arrijnë grupe eksperte të cilët u bashkohen atyre në terren për vlerësim të dëmeve.