Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dhënë disa detaje për takimin disaorësh që zhvilloi me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin. Rama përmes facebook ka shkruar se me Kurtin diskutuan tema të shumta bashkëpunimi.
‘’Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi”😊’’, shkruan Rama.
Rama e ka pritur Kurtin në zyren e tij në Kryeministri të Shqipërisë, ndërsa siç edhe shihet kanë takuar edhe autorë kosovarë dhe aktorin Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviqi’’.(koha.mk)