Athinë, 24 mars – Televizionet greke “Skaj” dhe “Antena” publikuan se shefin i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov në bisedë me gazetarët grekë ka thënë se pas takimeve në Vjenë ndoshta do ta vizitojë Athinën dhe ka shprehur dëshirë se dëshiron të njihet me Panos Kamenosin.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, gazetarët, të cilët së bashke me delegacionin grek mbërritën në Shkup, komentojnë se vizita e Koxiasit ka kaluar në një klimë të mirë dhe miqësore dhe se ekziston kimi midis dy ministrave dhe vullnet për zgjidhje, por se dallimet mbesin të pandryshuara, ndërsa kanë të bëjnë në Kushtetutën dhe formulimin e emrit. Gazetari i televizionit “Skaj” në raportin e tij nga Shkupi ka vlerësuar se edhe krahas klimës pozitive në takimin e dy ministrave, megjithatë në konferencë për shtyp janë treguar mospajtime në të dyja palët.
Gazeta “Ta nea” komenton se nëse dikush dëshiron të nxjerrë konkluzion nga vizita historike e Koxiasit, “do të thonte se të dyja palët janë mjaft larg që të arrijnë marrëveshje”. Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, në tekstin me titull “Koxias: Bëhë hapa përpara”, shkruan se edhe nga të dyja palët ka vullnet për zgjidhje “që do t’i hapë dyert e ardhmërisë”. Në vullnetin për zgjidhje, theksin e vendos edhe gazetarja nga botimi grek i „Euronews“.
Mediat greke, në raportet nga Shkupi i transmetuan deklaratat e dy shefave të diplomacive, por komentojnë se nëse edhe sa të dyja palët mund të arrijnë deri në marrëveshje dhe zgjidhje të problemit, me siguri do të dihet pas takimit në Vjenë të premten e ardhshme. Euronews në gjuhën greke, duke u referuar në burime diplomatike, publikoi se pritet Nimic të prezantojë tekst ligjor të KB-së, ku të dyja palët do t’i shtojnë dhe do t’i shënojnë pikat në të cilat ka harmonizim.