Tiranë, 12 mars – Pas takimit të sotëm të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me ministrat nga radhët e Partisë socialiste dhe koordinatorëve partiak të 12 qarqeve, është konstatuar largimi edhe i tre ministrave të tjerë. Burime për Top Channel thonë se pritet të lëvizin ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ministri i Antikorrupsionit Bledi Çuçi dhe ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi. Largimi është vendosur sepse Tahiri do të kryesojë fushatën e zgjedhjeve në Tiranë, ndërsa Beqja do të kryesojë fushatën edhe në Dibër, përveçse në Kukës. Nesër do të zyrtarizohen largimet e tyre, ndërsa emrat e ministrave të rinj ende nuk dihen. Burime për Top Channel thonë se emrat e tyre i di vetëm kryeministri Edi Rama për momentin. Në orën 17:00, në komunikimin javor në Facebook, kryeministri Edi Rama do të japë arsyet e ndryshimeve në qeveri.