Një mysliman ka kaluar orë të tëra duke dhënë përqafime në rrugët e Mançesterit, pas sulmit me eksploziv ku mbetën të vrarë 22 persona. Baktash Noori vendosi që të shpërndajë mirësi, për të treguar se ai dhe shumë myslimanë të tjerë ndihen të keqardhur për sulmin tragjik. Ai mbante një tabelë ku shkruhej: “Unë jam mysliman dhe të besoj ty. Po ti më beson mua mjaftueshëm sa të më japësh një përqafim?” Ai kaloi gjithë ditën vetëm në rrugë me sytë e mbuluar.