Tatuazhet kanë një rëndësi të madhe tek disa njerëz. Mund të jenë një kujtesë e përhershme, një mesazh i rëndësishëm ose një dedikim për një të dashur, transmeton Klan Kosova. Por, mund të fshihet kur rezultati përfundimtar nuk është ajo që ju keni pasur në mend para se të uleni në karrigen e artistit që krijon ato. Një grua ka mbetur e zemëruar pasi u tha se tatuazhi i saj që ajo bëri për nënën e saj nuk ishte ashtu siç e kishte kërkuar, dhe këtë gjë ajo nuk e vuri re për shtatë vjet.
Duke shkruar në një faqe në Internet, ajo tha: “Rreth shtatë vjet më parë kam bërë një tatuazh mbi dorën time “mami” me simbole kineze. “Mami im vdiq kur isha adoleshente kështu që kjo ide më erdhi si më e mira”. “Disa muaj më parë fillova një punë të re dhe bëra shumë miq, mes tyre edhe një zonjë nga Kina e cila më informoi se tatuazhi im nuk ishte simboli i duhur për nënën, dhe në fakt nuk po thoshte asgjë.