Shkup, 30 tetor – Pas Elmedin Sejfullahit, i cili fitoi medaljen e argjendtë, në Bursa të Turqisë ka shkëlqyer edhe një mundës i KM “Liria”. Fjala është për Minir Rexhepin, i cili në kuadër të Kampionatit Ballkanik për junior, arriti të fitojë medaljen e argjendtë dhe njëkohësisht të përsërit suksesin e Elmedin Sejfullahit, i cili gjithashtu është anëtar i “Lirisë”.
Në kategorinë deri 55 kg, Rexhepi i udhëhequr nga trajneri Sedat Baftiu arriti që me sukses ti kaloj të gjithë kundërshtarët, në përjashtim të garuesit turk, nga i cili humbi në mënyrë të pafat. Ky është sukses më i madh i Rexhepit në karrierën e deritanishme. Ndërkohë, fati nuk ka qenë me mundësin tjetër Rijad Rexhepi. Ai në kategorinë deri 66 kg, u ndal në çerekfinale nga Eri Prizreni nga Shqipëria, ndërsa në luftën për pozitën e tretë përkundër epërsisë me 5-2 ndaj mundësit rumun, pësoi një lëndim dhe u detyrua të dorëzojë luftën. (koha.mk)