Pas referendumit, lira turke shënon rritje

Rritet vlera e lirës turke, pasi në bazë të rezultateve jozyrtare dhe të pakonfirmuara të referendumit të mbajtur dje, ku shumica e qytetarëve në vend ka mbështetur ndryshimet kushtetuese. Vlera e dollarit amerikan kundrejt lirës turke në ditën e parë të javës shënon ulje dhe aktualisht qëndron në 3.6250 që është për 1.95 për qind më e ulët në krahasim me vlerën e djeshme. Lira turke ka shënuar rritje edhe në krahasim me euron edhe atë për 0.82 për qind dhe 1.60 për qind kundrejt paundit britanik. Analistët konsiderojnë se ky trend do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke patur parasysh se do të pasojnë ndryshime të rëndësishme në aspektin e menaxhimit strategjik të politikës.