Berlin, 9 tetor – Të paktën dy persona e humbën jetën gjatë një sulmi të armatosur në një sinagogë në qytetin gjerman Hale. Policia kumtoi se është arrestuar një person.
Incidenti ka ndodhur kur një person i panjohur ka hyrë në sinagogë dhe ka filluar të shtëna me pushkë automatike ndërsa më pas është arratisur. Supozohet se sulmuesi është nisur në drejtim të Lajpcigut.
Sipas një pjese të mediave ndaj sinagogës është hedhur edhe një granatë.
“Ndodhi një incident në Hale. Sipas konstatimeve preliminare, ka edhe të vdekur. Jemi duke zbatuar hetim urgjent. Autori është në arrati. Qëndroni në shtëpi ose kërkoni një vend tjetër të sigurt”, publikoi policia gjermane në Tuiter.