Moskë, 25 mars -Kremlini sot e përshëndeti rezultatin prej hetimit dyvjetor amerikan, i cili ka konkuduar se presidenti Donald Tramp nuk ka bashkëpunuar me rusët gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016.
“Pretendimet e shfaqura kundër Rusisë për involvim në procesin zgjedhor janë të pavlefshme”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov.
Gjatë hetimit dyvjeçar të Malerit për involvim të mundshëm rus në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016 u dhanë më shumë se 2.800 urdhëresa gjyqësore për dëshmi dhe u zbatuan pothuajse 500 kontrolle.
Trampi nga fillimi i hetimit ka hedhur poshtë çdo lidhje të njerëzve nga fushata e tij presidenciale me Rusinë, duke vlerësuar se kjo paraqet “gjueti shtrigash”.