Pas Ramos, edhe Navas e Arbeloa japin sinjale se Hazard po i bashkohet Realit!

Pas Sergio Ramos, edhe Navas e Arbeloa ia kenë bërë “Follow” në Instagram Eden Hazardit që pritet t‘i bashkohet klubit spanjoll gjatë afatit kalimtar të verës.

Ditë më parë, kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, vendosi që ta ndjekë Eden Hazardin në rrjetin social “Instagram”, duke ndezur spekulimet edhe më shumë.

Tani, rrugës së Ramosit kanë shkuar edhe legjenda, Alvaro Arbelo dhe portieri, Keylor Navas.

Që të dy, gjatë ditës së sotme ia kanë bërë “Follow” Hazardit, duke dhënë të tjera sinjale se belgu mund ta veshë fanellën e bardhë sezonin e ardhshëm.

Hazard, kontrata e të cilit me Chelsean i skadon në vitin 2020, tha pas kualifikimit në finale të Europa League se ende s’ka vendosur asgjë, por nëse do të jetë sfida e fundit finalja, dëshiron t’i japë lamtumirën duke fituar trofeun.

Derisa gjatë ditës së djeshme, Sarri e pranoi haptazi se shanset janë të vogla që ai të qëndrojë.

Sarri tha se as kualifikimi në Champions e as në finale të Europa League, mund të mos e kanë bindur belgun që të qëndrojë.

Asnjë lojtarë i Bluve nuk ka shënuar më shumë gola se Eden në sezonin 2018/19, ai e ka gjetur rrjetën 19 herë, derisa ka asistuar edhe 16 të tjera në 50 paraqitje në të gjitha garat deri më tani.