Shkup, 13 shkurt – Qeveria dhe Parlamenti tashmë kanë filluar ta përdorë emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut në komunikimin me mediat.
Pas hyrjes së djeshme në fuqi të Marrëveshjes me Greqinë dhe të emrit të ri kushtetues, pritet këtë ta bëjnë edhe institucionet e tjera shtetërore.
Grupi i punës ndërsektorial i formuar nga Qeveria për kryerjen e obligimeve të Marrëveshjes së Prespës mori vendim lidhur me masat dhe aktivitetet e nevojshme me afate kohore për realizimin e tyre.
Në bazë të vendimeve, siç kumtoi Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Drejtoria e Doganave duhet të vendosë mbishkrime në tabelat në vendkalimet kufitare, kufirin shtetëror dhe në dy aeroportet në afat prej tre ditëve, Sektori për marrëdhënie me opinionin pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në afat prej shtatë ditëve të përpunojë Libër të standardeve grafike me të cilin do të konstatojë standarde për shfaqje vizuale të emrit kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut në përputhje me stemën shtetërore si logo të cilën e përdorin institucionet shtetërore për mbishkrimet publike në hyrje të të gjitha institucioneve, ndërkaq Sekretariati shtetëror në afat prej shtatë ditëve të përgatisë softuer i cili do t’i përmbajë të gjitha institucionet nga niveli shtetëror dhe lokal, si dhe dimensionet e tabelave publike. Ndryshimi në të gjitha tabelat, në nivel qendror dhe lokal, duhet të përfundojë në afat prej katër muajve.
Të gjitha institucionet të kryejnë ndryshim të të gjitha shkresave digjitale (logo, memorandume, komunikime elektronike, ueb faqe, mediume etj.) në afat prej tre ditëve, të gjitha institucionet duhet në mënyrë adekuate t’i ndryshojnë memorandumet, materialet e shtypura, dosjet, indikatorët, në afat prej dy javësh, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme, t’i zëvendësojë tabelat në Ministri, si dhe vulat në afat prej dy javëve, ndërsa në përfaqësitë diplomatike-konsullore në afat prej tre javëve. (koha.mk)