Pas pjesëmarrjes në debat me Zeqirin, Janushev është testuar dhe pret rezultatet

70

Shkup, 31 maj – Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev sot pas informatës se nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri me të cilin para disa ditësh bashkë ishin mysafir në emision debativ i cili rezultoi se është pozitiv në koronavirus, ka thënë se tani për tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i pret rezultatet e testit të bërë. Në pritje të rezultatit, shkruan Janushev në profilin e tij në Fejsbuk, “do t’i ndërmarr gjitha masat të cilat do t’i rekomandojnë autoritetet shëndetësore”.

“Gjendja me infektimin është alarmante. Ngjarjet e sotme tregojnë në atë se situatës duhet t’i qasemi me seriozitet të madh. Të flitet për zgjedhje në një situatë të këtillë është e papërgjegjshme ndaj qytetarëve. I rëndësishëm është shëndeti i njerëzve! Muhamed Zeqirit me të cilin kemi qenë në debat televiziv në TV 24 dhe familjes së tij u dëshiroj shërim të shpejtë. Apeloj të mos nënvlerësohet gjendja me virusin, as edhe të relativizohet dhe të merret me seriozitet maksimal”, ka shkruar Janushev.